Extra A është kjo boksierja më e bukur në botë? (Foto)

A është kjo boksierja më e bukur në botë? (Foto)

Boksierja ruse Svetlana Kulakova mund të duket shumë e bukur për të qenë një vajzë që di të grushtojë, por kjo nuk do të thotë se ajo nuk e meriton titullin kampione e botës që ka fituar në kategorinë e peshave të lehta të IBF-së.

Kur dikush mendon për boksin shfaqen imazhet pa dhëmbë, kokat e djersitura dhe pulpat e përgjakshme, por kjo vajzë është në të vërtetë figura e shkëlqyeshme e kampionatit botëror, që ka larguar mitet.

Svetlana Kulakova me shumë gjasë është edhe boksierja më e bukur në botë.

Kulakova është mahnitëse në ring, pasi ka një rekord mbresëlënës prej 13 fitoresh nga 14 ndeshje.

Ndërkohë, 36-vjeçarja e ka mbushur Instagram-in e saj me foto me familjen, nga aktiviteti i përditshëm, stërvitja, por edhe disa imazhe shumë “hot” ku shihet nudo dhe duhet theksuar se ka një fizik për t’u pasur zili.