Kryesore Celibashi zgjidhet Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve, ish-zyrtarja e PD zëvendësja e tij

Celibashi zgjidhet Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve, ish-zyrtarja e PD zëvendësja e tij

Ilirjan Celibashi zgjidhet Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve.

Me 106 vota pro të marra në parlament, Celibashi do të mbajë postin më të lartë në institucionet e reja zgjedhore, që buruan nga marrëveshja e 5 qershorit mes socialistëve dhe opozitës jashtëparlamentare.

Celibashi ishte propozim i Partisë Socialiste.

Në postin në Nënkomisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, që sipas marrëveshjes propozohej nga opozita, u zgjodh Lealba Pelinku. Ish-drejtuesja e Departamentit Anti-Korrupsion në PD mori 105 vota pro.

Ilirjan Celibashi ka drejtuar dhe më parë KQZ–në, në periudhën 2001-2006.

Në vitin 2013, Celibashi u zgjodh deputet i PS-së dhe më pas u emërua ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin.