Politika Rama: Meta i pangopur, çfarë do ai akoma nga Shqipëria?

Rama: Meta i pangopur, çfarë do ai akoma nga Shqipëria?

Pasi doli nga Parlamenti, ku u votuan ndryshimet në kodin zgjedhor, kryeministri Edi Rama iu përgjigj Ilir Metës, i cili më herët, në një status në Facebook, shkroi se nëse shkelet marrëveshja e 5 qershorit do të dalë në çdo shesh të Shqipërisë.

Rama u shpreh se Shqipëria i ka dhënë Ilir Metës më shumë se çdo personi tjetër, ndërsa sipas tij, Presidenti është një person që nuk ngopet.

“Çfarë borxhi i ka më Shqipëria Ilir Metës? Shqipëria nuk i ka dhënë asnjë tjetri çfarë i ka dhënë pa kursim Ilir Metës, Kryeministër, kryetar Parlamenti dhe President. Çfarë duhet të bëjnë më shumë shqiptarët për Ilir Metën? Ai është një njeri që nuk ngopet, nuk ndalon së ngatërruari dynjanë. Çfarë do ai akoma nga Shqipëria? Nuk e kuptoj”, u shpreh Rama.