Pas ceremonisë përkujtimore të Kacifas, një protestë u zhvillua përpara ambienteve të Konsullatës Greke në Gjirokastër.
Të ardhur nga treva të ndryshme, protestuesit ngritën zërin si kundërpërgjigje të këtij akti të dënueshëm, sipas tyre, nga pala greke, si mosrespektim të fqinjësisë së mirë, por edhe për të shprehur kundërshtimin e tyre për atë që ata e ndjejnë si mosreagim të duhur të shtetit shqiptar në mbrojtje të interesave kombëtare.
Protestuesit në Gjirokastër u mblodhën për t’i dërguar qeverisë mesazhin që të mos lejohet të përsëritet dhunimi i tolerancës ndaj fqinjëve, duke marrë masat e duhura për të ndaluar një protestë të mundshme antishqiptare.