Duke nisur nga muaji shtator, pavarësisht protestave, në pjesën më të madha të hapësirave publike në Itali do të kërkohet certifikata e COVID-19. Gjoba nëse nuk je i pajisur me të shkon deri në 1000 euro.
Dokumenti i cili do të kërkohet edhe në udhëtimet e gjata përfshin ose dëshminë e vaksinimit ose dëshminë se ke kaluar virusin.
Studentët dhe mësuesit do të lejohet të rikthehen në shkolla dhe universitete, por vetëm nëse janë të pajisur me certifikatën.
“Ne jemi angazhuar të bëjmë më të mirën për të rihapur plotësisht shkollat në shtator. Kjo do të jetë e mundur me ligjin e ri që e bën të detyrueshme certifikatën COVID për të gjithë punonjësit e arsimit, një kërkesë kryesore për të hyrë në shkolla,” – tha ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza.
Masa të tilla bëhen më thelbësore në kushtet kur po shtohen rastet e të infektuarve kryesisht me variantin Delta.