Gjykata e Tiranës liron nga qelia Fredi Alizotin, i dënuar për “kallëzim të rremë”, si aktrues e zërit të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm në audio-përgjimin “Babalja”.
Alizoti ishte dënuar me dy vite burg gjatë vendimit të dhënë në 18 dhjetor 2019, dënim që ka tashmë ka përfunduar. Atë ditë, u shpall fajtor për kallëzim të rremë edhe ish-deputeti i PD Ervin Salianji, i cili u dënua me 1 vit burg.
Për çështjen u shpallën fajtorë edhe të pandehurit e tjerë.
Albert Veliu u dënua me 3 vjet 5 muaj burg, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi dënohet me 6 muaj burg, dënim që konvertohet 100 orë pune në publik.