Kryesore “Çështja Heinsberg”/ Studimi gjerman që rrëzon shumë bindje për koronavirusin

“Çështja Heinsberg”/ Studimi gjerman që rrëzon shumë bindje për koronavirusin

Heisnberg

Gjermania ka kaluar edhe Kinën tashmë për numrin e të infektuarve me COVID-19, me afër 85 mijë,  ndërkohë që më shumë se 1100 janë viktimat.

Ndërkohë, një qytezë me 41 mijë banorë në perëndim të vendit, Heisnberg, shumë afër kufirit me Vendet e Ulëta, është një nga vatrat më të nxehta të pandemisë në Gjermani.

Pikërisht mbi çështjen Heisnberg sot është botuar një raport që po bën të bëj të diskutojë studiuesit dhe opinion publik. Raporti është përpiluar nga profesor Hendrik Streeck, virolog i Universitetit të Bonit, me një qasje që kujton hetimet e policisë.

Rreth 1000 personave që kanë bërë testimin me tampon, u është analizuar në detaj çdo lëvizje në javët para infektimit, si dhe janë marrë në pyetje familjarët dhe të njohurit.

Hendrik Streeck, virolog i Universitetit të Bonit

Rezultatet e raportit janë deri diku befasuese, dhe ndryshojnë disi bindjet që opinioni publik dhe jo vetëm kishte për koronavirusin.

Në veçanti, profesor Streeck deklaroi se në hulumtimin e bërë “nuk kemi patur asnjë infeksion që ishte marrë në një dyqan, ose në një mjet publik”. Profesori bën edhe shembullin e gruas kineze që nga Bavaria kishte shpërndarë më pas virusin në Itali. Gati në mënyrë të pabesueshme, asnjë person në aeroplanin e saj dhe në hotel ishte infektuar më vonë.

“Besoj se dyqane dhe restorante mund të jenë të sigurta, me distancat e duhura”, thotë profesori gjerman, që fajin kryesor të përhapjes e sheh diku tjetër.

“Janë eventet masive që shkaktojnë vatrat e rrezikshme”, thotë ai, duke vënë re se festimi i Karnavaleve në Këln, qytet afër Heisnbergut,  kishin përhapur virusin në atë qytezë, ashtu siç kishte ndodhur me ndeshjen Atalanta-Valencia në Itali dhe Spanjë. Për profesorin, eventet masive nuk duhet të përsëriten për një kohë të gjatë, edhe pas përfundimit të emergjencës.

Sipas tij, duke mbajtur gjithmonë distancat dhe rregullat higjienike bazë, jeta mund të rifillojë deri diku normalisht, sepse “vdekja e disave nuk mund të vërë në rrezik mundësinë e mbijetesës e të tjerëve”, dhe se qeveritë duhet të investojnë në testime, sepse vetëm këto mund të lokalizojnë vatrat dhe t’i “shuajnë” ato.