Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur 4200 firma që të mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, me qëllim që të shkarkojë kryedemokratin Lulzim Basha.
Në një konferencë shtypi, i pyetur nga gazetarët se çfarë do të ndodhë me Lulzim Bashën nëse Kuvendi Kombëtar e shkarkon atë si kryetar të Partisë Demokratike, Berisha tha se do të jetë ai që do të përcaktojë vendin e tij.
“PD nuk përjashton askënd. Gjatë historikut të saj janë larguar njerëz, por janë larguar vetë. Lulzim Basha megjithë dëmin e tmerrshëm që i ka bërë Partisë Demokratike, megjithëse është peng absolutisht për faj të vetes, përsëri unë mendoj se ai do të jetë vetë ai që të përcaktojë vendin e tij. Demokratët do të flasin me votë për Lulzim Bashën”, u shpreh Sali Berisha.
Kuvendi Kombëtar i PD, sipas Berishës, është paralajmëruar se do të mblidhet më 11 Dhjetor.