Icardi-Inter: Po tani? Zikaltërit udhëtuan drejt Vjenës pa Mauro Icardin, me argjentinasin që nuk pranoi të ishte pjesë e grumbullimit për këtë transfertë pas vendimit të drejtuesve të klubit milanez për t’i hequr shiritin e kapitenit.
Tashmë sulmuesi argjentinas kthehet më shumë se kurrë në një çështje dhe me shumë gjasa të tjera masa ndëshkimore do të ketë ndaj lojtarit.
Gjithsesi, Icardi ka vijuar me seancat e personaliozuara të fizioterapisë në Appiano Gentile për të zgjidhur një problem në kavilje çka bën që të mos zbresë në fushë edhe për sfidën ndaj Sampdorias.
Një ditë pas atij vendimi shokues për opionin sportiv për t’i hequr shiritin e kapitenit sulmuesit 25-vjeçar, pritej regimi i uraganit Wanda Nara që duhet thënë ka qenë një faktor ndikues në gjithë këtë histori, por ndryshe nga pritshmëritë bashkëshortja menaxhere e ka nisur ditën me një postim familjar, veprim të cilin shumë e kanë komentuar si vullnet për të kthyer faqe e për t’ju rikthyer normalitetit.
Marotta bashkë me pjesën tjetër të kastës drejtuese në të vërtetë presin që çifti Icardi-Nara të bëjnë një hap prapa, pasi nuk dëshirojnë të prishin bashkëjetesën vetëm në rast se do të jetë vetë lojtari që ta kërkojë diçka të tillë. Për këtë motiv Interi do të vijojë me tratativën e rinovimit të kontratës aktuale që skadon në vitin 2021, duke i qëndruar propozimit të tyre për 7 milionë euro në sezon nga paga aktuale e Icardit prej 4,5 milionë eurosh plus bonuset. Kërkesa e Wandës ka qenë për 10 milionë euro në sezon, por zikaltërit nuk kanë ndërmend të ndryshojnë ofertën e tyre për të përmbushur pretendimet e saj.
Nëse fraktura e shënuar mes palëve do të jetë e pa korrigjueshme atëherë hapen skenarët e merkatos me Interin që në këtë rast do të ishte i gatshëm të priste ofertën e klubeve europiane të gatshme për të paguar klauzolën e largimit prej 110 milionë eurosh brenda 15 ditëve të para të korrikut.
Përgjigja se cilat janë klubet të gatshme të shpenzonin këtë shifër për shërbimet e Icardit nis me hipotezën e Chelseat, por emri i sulmuesit është lakuar gjithashtu më shumë se sa njëherë edhe te Reali i Madridit. Sidoqoftë Florentino Perez nuk është i bindur nëse argjentinasi është nënta e duhur për klubin e tij.
Alternativë tjetër mbeten rivalët e Juventusit që interesoheshin për të edhe para mbërritjes së Cristiano Ronaldos, artikuluar kjo nga Wanda Nara dhe e pohuar nga Fabio Paratici.