E njëjta ndjenjë, kode të ndryshme. Sa herë na ka ndodhur të njohim njerëz që nuk e jetojnë dashurinë dhe marrëdhëniet ashtu si ne?
Ka nga ata që ndiejnë nevojën të dërgojnë mesazhe dhe të marrin konfirmime të vazhdueshme, ka nga ata që ndiejnë nevojën të kenë hapësirën e tyre dhe sapo ndiejnë që tjetri është shumë këmbëngulës, arratisen. Ka nga atë që kanë nevojë të stabilizojnë një bashkëpunim emocional dhe ka nga ata që duan më parë atë fizik. Ka nga ata që duan pa thënë, por e tregojnë me fakte, ka dhe nga ata që kërkojnë një person i cili i stimulon ata vazhdimisht.
Dashuria është ajo fjalë që i bën bashkë të gjithë, por përmes rrugëve dhe mënyrave të ndryshme. Kjo është arsyeja pse ‘ai’, i duhuri është personi me të cilin ndahen të njëjtat nevoja për t’u shprehur të cilat bëjnë të mundur bashkimin perfekt. Dhe për të përcaktuar këtë ‘çift’ kanë rolin e tyre edhe shenjat e zodiakut, të cilat definojnë tiparet dominante të karakterit.
Dashi
Ato që bëni për të bërë të lumtur partnerin definon konceptin tuaj përdashurinë. Dashi është konkurrues në shpirt, i shpejtë dhe një lider i lindur, karakteristika këto që influencojnë mënyrën si e sheh dashurinë dhe është gjithmonë në kërkim të mënyrave për t’i treguar partnerit të vet sa e do. Fjalët nuk tregojnë shumë për Dashin dhe e njëjta gjë pritet edhe nga partneri. E thënë më thjesht, kërkon reciprocitet në një marrëdhënie.
Demi
Kur ndihet komplet në lartësinë e duhur me një person, Demi ka gjetur dashurinë. Të jetuarit e një historie romantike, për Demin është ‘comfort zona’ e tij. Ndonjëherë e mbërthen pasiguria kështu që është e rëndësishme për të, të sigurohet që vendi i tij në krah të partnerit të jetë shumë i rëndësishëm për ketë të fundit.
Binjakët
Të dashur binjakë, bisedat e sinqerta dhe pëshpëritjet romantike tregojnë shumë për ju. Komunikimi me partnerin tuaj është shumë thelbësor. Edhe pse ndonjëherë Binjakët duken të paqëndrueshëm, janë praktikë dhe arrijnë të analizojnë gjithçka që ndodh. Kjo mund t’i bëjë shumë elokuentë dhe pothuajse nuk heshtin kurrë kur janë pranë personit që duan. Të pasurit e diçkaje interesante gjithmonë për të folur, është sinonimi i dashurisë.
Gaforrja
Si një person i apasionuar dhe emocional, gaforres i pëlqen të dalë me partnerin, pasi është i vetmi moment kur e lë veten të lirë. Me rrymat e erës së jetës së përditshme, gjetja e dashurisë për gaforret do të thotë të gjesh dikë që të bën të ndihesh në paqe. Që të ndihmon për të rifituar stabilitetin kur emocionet të kanë mbytur. Gaforrja e kupton që ka gjetur dashurinë e vërtetë kur preferon të kalojë kohë me atë person në vend që të kalojë një ditë pushimi në plazh.
Luani
Duke qenë se jeni pakë të llastuar luanë të dashur, ju e gjeni dashurinë vetëm nëse ka një stil luksoz jetese. Edhe pse jeni mjaftueshëm të sigurt në vetvete, mund të bini në dashuri me dikë kur ju çon në një vend elegant ose kur ju bën dhurata surprizë. Ju pëlqen kur dikush kujdeset për ju dhe prisni që dashuria të jetë si një film i gjithi i dedikuar për ju dhe t’i ofroni partnerit të njëjtat përkëdhelje.
Virgjëresha
Jeta dhe dashuria kanë të bëjnë me të gjitha ato gjeste të vogla mes jush dhe partnerit tuaj. Mjafton t’u vendosin pak në qendër të vëmendjes dhe do ta mbushni partnerin me përkëdhelje dhe afeksion. Ju pëlqejnë gëzimet e thjeshta të jetë si p.sh të shihni programe televizive në divan duke shijuar një darkë të porositur me telefon. Besnikëria është gjëja më e rëndësishme dhe të ndiheni mirë me veten e t’i besoni partnerit. Dashuria për ju është të keni një shpatull ku të mbështeteni në çdo moment.
Peshorja
Pa paqe, nuk mund të ketë dashuri pë një peshore. Për Peshoren ka rëndësi të të gjejë një person në të njëjtën lartësi emotive dhe të ndihet në paqe. Prezenca e një partneri e bën atë të ndihet në shtëpi. Dhe bisedat e mesnatës duke parë yjet, i bëjnë të ndihen thellësisht të lidhur me njëri-tjetrin.
Akrepi
Akrepin e emocionon vetëm ideja e dashurisë, sepse beson që do të jetë një prej kujtimeve më të shtrenjta që do të ketë në jetë. Marrëdhëniet janë një lloj kompromisi për ta dhe nuk kompromentojnë kurrë takimet e punës. Do të jetë një marrëdhënie afatgjatë nëse akrepët kanë në krah një person që i bën të qeshin, me të cilin kanë biseda interesante dhe një ndjenjë përgjegjësie për jetën.
Shigjetari
Si një person i pavarur, nuk ka asgjë që e tremb më shumë shigjetarin se ideja e të qenit i izoluar. Megjithatë, shigjetarët janë shumë seriozë kur vjen puna tek dashuria dhe presin që ajo të jetë gjëja më e bukur që u ka ndodhur. Për ta, partneri duhet të jetë edhe një mikë shumë i mirë. Kanë nevojë t’i kenë partnerët bashkëpunëtorë me të cilët të ndajnë planet për të ardhmen dhe aventurat.
Bricjapi
Për ta dashuria është paksa tradicionale. Banalitetet e përditshmërisë nuk e bëjnë bricjapin të ndihet në lartësinë e duhur dhe kjo është arsyeja pse në dashuri janë shumë të përgjegjshëm dhe mendohen dy herë para se të ushqejnë ndjenja ndaj dikujt kur bëhet fjalër për çështje zemre. Ju pëlqen të themelojnë rituale me partnerin. Gjëra të vogla si p.sh të darkojnë çdo të enjte, apo të shkojnë në fshat çdo fundjavë..të dalin të premten. Janë thelbësore për ta sepse i bëjnë të kuptojnë që po krijojnë një familje.
Ujori
Për ujorin, mirëkuptimi është elementi kyç i dashurisë. Partneri duhet të dijë të kuptojë ato anë të ujorit që për të tjerët mbeten mister. Mendimi kritik dhe etja për të njohur gjëra të reja e udhëheqin kët shenjë, kështu që në dashuri pret një partner me të cilin të mësojë gjëja të reja ditë pas dite. Dashuria është si një ‘puzzle’ për të ndërtuar pjesën tjetër të jetës.
Peshqit
Ideja që keni për dashurinë vjen nga librat që keni lexuar. Me ndjeshmërinë tuaj të spikatur dhe xhentilesën, edhe definicioni juaj për dashurinë bazohet në kreativitet dhe arte. Intuita juaj është e fuqishme dhe kjo manifestohet në mënyrat artistike me të cilat tregoni dashurinë. Dashuria ju ndihmon të jetoni në mënyrë harmonike dhe ju bën të ndiheni ekzaktësisht aty ku dhe si duhet të jeni.