Aktualitet Krim horror në Tiranë/ Gruaja vritet me gurë dhe tre plumba në...

Krim horror në Tiranë/ Gruaja vritet me gurë dhe tre plumba në kokë (EMRI)

TIRANË – Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur i pa jetë në liqenin e Sharrës në Tiranë. Paraprakisht mësohet se viktima është rreth 40-45 vjeç dhe është identifikuar si Lirie Gjeta.

Trupi i gruas është gjetur nga banorë të zonës, të cilët kanë njoftuar edhe policinë. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se gruaja mund të jetë vrarë, pasi në trupin e saj janë konstatuar shenja dhune.

Fillimisht mendohet se është goditur me gurë pas koke dhe më pas është qëlluar me armë zjarri, pasi janë konstatuar edhe 3 plagë nga plumbat.

Vendi ku është gjetur viktima nuk ka rrugë makine dhe akoma nuk është faktuar nëse është vrarë në vendi ku është gjetur apo është trupi është transportuar aty.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e trupit të pajetë.