Ekspertët gjithnjë e më shumë po sugjerojnë dietën përkatëse sipas grupit të gjakut. Grupi i gjakut është i lidhur ngushtë me aftësinë e trupit tonë për të tretur ushqimet. Pra, çdo lloj gjaku përcakton një dietë të sugjeruar të veçantë për një person që duhet ndjekur për të jetuar më mirë dhe më shëndetshëm. Kjo qasje u përhap nga Dr Peter J. D’Adamo, pasi ai botoi një libër mbi këtë temë në vitin 1996. Por ende nuk ka studime që vërtetojnë këtë teori.
Grupi A
Për njerëzit me grup gjaku A, sugjerohet një dietë vegjetarianë. Thuhet se njerëzit me këtë lloj të gjakut kanë nivele të ulëta të acidit të stomakut dhe nuk mund të tresin shumë mirë proteinat dhe yndyrat. Kjo është arsyeja pse është sugjeruar që ata të hanë shumë fruta dhe perime. Është e rëndësishme që këto ushqime të jenë të freskëta dhe organike, pa ndonjë përbërës të shtuar.
Grupi i gjakut B
Sipas librit, njerëzit me këtë lloj gjaku konsiderohen si gjithçka-ngrënës, kështu që ata mund të hanë një shumëllojshmëri ushqimesh. Megjithatë, ushqimet si misri, gruri, domate dhe kikirikë mund të shkaktojnë shtim në peshë, lodhje dhe hipoglicemi. Një ushqim tjetër që njerëzit me këtë lloj gjaku duhet të shmangin është mishi i pulës. Edhe pse është një mish i lehtë, mund të shkaktojë goditje dhe çrregullime të imunitetit. Është më mirë të zëvendësosh pulën me mish qengji, dhie ose mish lepuri.
Grupi AB
Grupi AB është lloji më i rrallë dhe më i ri i gjakut. Ai ka një trashëgimi të përzier nga llojet A dhe B. Njerëzit me këtë lloj të gjakut kanë acid të ulët të stomakut si grupi A, por ato gjithashtu kanë përshtatjen e tipit B ndaj mishit. Vezë, ushqime deti dhe zarzavate me gjethe, janë të mira për njerëzit me këtë lloj grupi. Ata gjithashtu këshillohen që të hanë shpesh dhe nga pak, sepse është më mirë për tretjen e tyre.
Grupi i gjakut Zero
Njerëzit me këtë grup gjaku me sa duket kanë acid të stomakut të lartë dhe kanë një aftësi mjaft të zhvilluar tretëse, si proteina shtazore ashtu edhe yndyra. Kjo është arsyeja pse një dietë e lartë me proteina, me shumë mish me cilësi të mirë, peshk, perime dhe fruta punon më mirë për ta. Karbohidratet si fasulet dhe bishtajoret mund të ruhen lehtësisht si yndyra në sistemin e tyre. Pra, nëse jeni me grupin e gjakut zero, është më mirë t’i shmangni ato.
Studimet e kryera në 2014 treguan se njerëzit që ndoqën dietën e sugjeruar kanë pasur përmirësime shëndetësore. Megjithatë, këto përmirësime u zbuluan se nuk kishin lidhje me grupin e gjakut.
Sidoqoftë, të katër planet e dietave janë të shëndetshme dhe shoqërohen me një regjim stërvitjeje, mund të kthehen në një mënyrë jetese të shëndetshme dhe të përmirësojnë mirëqenien tuaj të përgjithshme.