Shëndet Çfarë e shkakton fishkëllimin e veshëve?

Çfarë e shkakton fishkëllimin e veshëve?

Fishkëllima e veshëve është një ndjesi subjektive: perceptohet një tingull i lartë, i cili nuk vjen nga dridhjet e valëve të jashtme të zërit, por që buron nga pjesa e brendshme e veshit, shkruan focus.it.

Mjafton një bllokim i kanalit të veshit për shkak të dyllit të veshit për të gjeneruar një ”bilbil”.

Nëse, nga ana tjetër, kanali është i lirë, fishkëllima është për shkak të muskujve të brendshëm (muskuli timpanik stapedius dhe tensor) të cilët tkurren për të mbajtur membranën timpanike të tendosur dhe për këtë arsye zbehin dridhjet para se të arrijnë në pjesën më delikate të veshit.

Megjithatë, ndonjëherë muskujt tkurren për shkak të spazmave të pavullnetshme, veçanërisht si rezultat i stresit.

Kur është për shkak të një sëmundjeje?

Të një natyre tjetër janë fëshfërimat dhe gumëzhimat e lidhura me sëmundjet dhe që mund të rrjedhin nga ndryshimet në presionin e lëngjeve që gjenden në pjesën më të brendshme të veshit, nga patologjitë e sistemit të dëgjimit ose të nervit akustik, ose nga defektet e qarkullimit të gjakut si p.sh. në hipertension dhe arteriosklerozë.