Kryesore Chollet dhe Escobar raportojnë para Senatit amerikan: Ballkani, prioritet i Biden

Chollet dhe Escobar raportojnë para Senatit amerikan: Ballkani, prioritet i Biden

SHBA, seancë për Ballkanin Perëndimor në Senat

E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është prioritet për administratën e presidentin amerikan Joe Biden. Kështu deklaroi Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet në seancën dëgjimore të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatin, i cili mbajti mbi angazhimin amerikan në Ballkan.

Sa i përket Shqipërisë, Chollet u shpreh se SHBA mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Ne mbështesim fuqishëm integrimin në Bashkimin Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ata janë aleatë të jashtëzakonshëm të NATO-s. Korrikun e kaluar hapën negociatat për pranimin të cilat ne i mbështesim fuqishëm”.

Ne seancën dëgjimore, i dërguari i posaçëm i DASH për Ballkanin, Gabriel Escobar vlerësoi edhe nismat rajonale si Open Ballkan, duke vënë dukje dhe rrezikun e influencave ruse apo kineze në rajon.

“Mbështesim vendet që të punojnë më ngushtësisht së bashku në një linjë me standardet europiane, dhe përsa kohë të jetë i hapur për të gjithë si anëtarë të barabartë. Mbështesim Ballkanin e Hapur, mbështesim tregun e përbashkët dhe Procesin e Berlinit.”

Sa i përket Kosovës, Chollet u shpreh se marrëveshja e Ohrit përcakton një rrugë drejt normalizimit të marrëdhënieve. Ndërsa Escobar tha se dështimi për të bërë përparim në drejtim të një marrëveshjeje Kosovë-Serbi i ka dhënë mundësi Rusisë, të luajë një rol dëmtues, në Ballkanin Perëndimor.

Kryetari i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë, senatori Bob Menendez, theksoi se thelbi i stabilitetit në Ballkan është zgjidhja përfundimtare e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai shprehu kritika ndaj zyrtarëve amerikanë, duke thënë se i është krijuar përshtypja se Kosovës po i bëhet presion për të krijuar Asociacionin, ndërsa pak presion po i bëhet Beogradit, pak presion po i bëhet një udhëheqësi, që siç u shpreh Senatori, gazeta Nju Jork Times, e karakterizoi si një politikan me lidhje të thella me botën e krimit të organizuar.

Duke iu përgjigjur shqetësimit të senatorit Menedez se Asociacioni do të kthehej në një lloj “Republika Serbska” në Kosovë, i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar tha se Asociacioni do të krijohet brenda Kushtetutës së Kosovës dhe i bazuar në modele evropiane që tashmë ekzistojnë.