Kulturë Çfarë është kanuni i Labërisë?

Çfarë është kanuni i Labërisë?

Kanuni i Labërisë është përmbledhje e normave të pashkruara të së drejtës zakonore që kanë vepruar në krahinat midis tre urave: të Drashovicës, të Tepelenës e të Kalasës.

Tradita gojore e lidh kanunin e Labërisë me emrin e papa Zhulit, themeluesit të katundit Zhulat (Gjirokastër).

Rreth viteve 1840-1850 u bënë disa ndryshime në kanunin e vjetër të Labërisë. Këto ndryshime njihen me emrin “Shartet e Idriz Sulit”.

Ndryshimet pasqyronin marrëdhëniet sunduese feudale dhe u përgjigjeshin interesave të agallarëve, të klasës sunduese feudale. Ndërkaq ato u kundërviheshin ligjeve dhe sistemit gjyqësor të pushtuesve osmanë si dhe reformave të Tanzimatit.

Kanuni i Labërisë ishte i mbledhur, por jo i kodifikuar. Normat e tij janë përgjithësisht të njëjta me ato të kanuneve të tjera.