Rusia ka dërguar një automjet të ri luftarak të blinduar në Donbas të Ukrainës.
Ky është tanku i quajtur “Terminator”, i cili për herë të fundit u pa gjatë stërvitjeve të vitit 2017.
Të quajtur “Terminatorë” nga prodhuesi i tyre, Uralvagonzavod, këto tanke morën një vëmendje të medias në fund të majit.
Ata janë rezultat i përpjekjes së Rusisë për të zhvilluar automjete të posaçme për luftimet në hapësira të ngushta urbane. Kjo nevojë u bë urgjente pas luftës së parë në Çeçeni, në të cilën një numër masiv i automjeteve të blinduara ruse u shkatërruan nga luftëtarët çeçenë.
Terminatorët janë të aftë për të gjuajtur më shumë se 10 fishekë 30 mm në sekondë, të cilat mund të ngarkohen me predha të ndryshme. Automjetet luftarake mbajnë gjithashtu raketa dhe mitralozë.
Ekzistojnë dy versione të veçanta të Terminatorëve. Njëri model është i pajisur me dy granatahedhës me një ekuipazh prej pesë personash dhe tjetri kërkon një ekuipazh prej tre personash, pa granatahedhës.
Nuk dihet se sa Terminatorë ka aktualisht Rusia në shërbim, por në fund të vitit 2021 Kremlini shtoi 10 tanke të tjera.