Politika Grida Duma “njeh Berishën për kryetar: Vendosën demokratët

Grida Duma “njeh Berishën për kryetar: Vendosën demokratët

Deputetja Grida Duma ka komentuar zgjedhjen e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike.

Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, Duma tha se e njeh Berishën si lideri që krijoi PD-në.

Por, ajo nënvizoi se Berisha duhet të zgjidhë çështjen gjyqësore për shpalljen e tij non-grata.

“Kanë vendosur demokratët, nuk kam ndonjë koment për këtë. Unë e njoh Sali Berishën si lideri që krijoi PD-në. Do respektoj personalitetin e tij. Unë kam një mesazh urimi për të, që nga momenti i parë që Sali Berisha, për dinjitetin e tij thotë ai, të zgjidhte dhe çështjen gjyqësore për non-gratën.

Berisha nuk ka nevojë që ta respektosh thjesht si kryetar. PD do një zgjedhje të madhe drejt të ardhmes, dhe i jam drejtuar gjithmonë qartësisht.

Çështja e non-gratës do na jetë një shpatë për zgjerimin e PD-së. Unë jam shfaqur në publik, nuk kërkoj më asnjë post nga PD.

Madje kam dalë dhe kam thënë se nëse PD nga Sali Berisha do konsiderohet si fëmijë e tij, duhet të lihet e lirë. Jo se ka munguar ndonjëherë respekt ndaj figurës së tij. Ai mund të bënte zgjedhje më të mira. Nuk mund të këshilloj Berishën, pasi pesha me të cilën ai i drejtohet demokratëve, është më e madhe. Këtu kemi qenë dhe ju kam thënë se ringritja e PD-së përfshin dhe largimin e Berishës.

Janë pjesë të dyja palët. Berisha është pjesa më e madhe, por mbetet ende një pjesë”,  tha Duma.