Është e domosdoshme të bëni disa gjëra përpara se të shkoni në shtrat, që ju ndihmojnë për një gjumë sa më të mirë. Por nëse keni menduar se a duhet ta ndani shtratin me mikun tuaj të me katër këmbë, është koha ta bëni. Studiuesit kanë thënë se kjo sjell një sërë përfitimesh shëndetësore. Dhe duket se gratë kanë përfitime më të mëdha shëndetësore nëse ndajnë shtratin me qenin e tyre.
Qentë ulin stresin dhe ankthin
Qentë janë përdorur tashmë si terapi popullore. Për shkak të kësaj, ata mund t’ju japin ngushëllim ndërsa jeni në shtrat. Ledhatimi i tyre lëshon kimikate qetësuese, kjo ju bën që të ndiheni më mirë kur i keni pran.
Qentë ofrojnë mbrojtje
Qentë mund të paralajmërojnë rrezikun, mund t’ju mbrojnë gjithashtu nga një person që ju sulmon papritur. Gjithashtu kur ju flini, ideja që i keni pranë dhe mund t’ju mbrojnë, ju bën të flini rehat dhe të bëni një gjumë të mirë.
Qentë ofrojnë ngrohtësi
Qentë ju ofrojnë ngrohtësi, sidomos në ditët e ftohta ë dimrit. Nëse jetoni në zona me temperaturë më të ftohtë dhe një batanije ose ngrohës personal nuk ju bëjnë punë, flini me qenin tuaj dhe do ta vini re ndryshimin.
Qeni ju ndihmon të bini në gjumë më shpejt
Qentë mund t’ju shpëtojnë nga pagjumësia. Sipas një studimi qentë ndihmojnë në reduktimin e stresit, ato mund t’ju ndihmojnë të bini në gjumë më shpejt dhe të relaksoheni trurin tuaj.
Qentë mund ju ndijojnë luftoni depresionin
Prekja e tyre liron oksitoksinën, hormon me përfitime të shumëfishta në tru: rritjen e ndjenjave të relaksimit, besimit dhe stabilitetit psikologjik. Qeni ndihmon trurin tuaj dhe shëndetin tuaj mendor.
Gratë bëjnë gjumë më të mirë ku flenë me qenin
Nëse mendoni se qeni ju shqetëson teksa flini e keni gabim. Sipas një studimi, për gratë veçanërisht, pronarët e qenve raportuan se nuk shqetësoheshin aspak teksa ndanin shtratin me qenin.
Është mirë edhe për qentë!
Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse ndani të njëjtin shtrat me qenin Edhe qeni ndjehet mirë ku fle me ju në një shtrat, dhe ndjehen të mbrojtur. Nëse i lejoni të flenë në të njëjtin krevat me ju, kjo i bën ata të ndihen më të lumtur se sa ju.