Një nga pyetjet më të vështira, të cilës burrat përpiqen ende ti japin përgjigje.
Gratë nuk e dinë çfarë duan, mendojnë ata, por gratë mendojnë të kundërtën.
Por, mes mijëra idiomave për gratë, ne kemi zgjedhur disa shprehje të njerëzve të mëdhenj, si më poshtë: Gratë me të kaluar dhe burrat me të ardhme janë personat më interesantë.
Oscar Wilde: Duam të dimë: A ekziston ferri? A ekziston Zoti? A do të ringjallemi pas vdekjes? Veç, harrojmë më të rëndësishmen: A do të ketë gra atje?
Woody Allen: Më budallaqja e grave mund ta zotërojë një burrë inteligjent, por është e zorshme që një grua shumë e aftë të zotërojë një burrë budalla.
Oscar Wilde: Gratë janë bërë për t’u dashur, jo për t’u kuptuar.
Rudyard Kipling: Një grua ka vetëm një mënyrë për ta kapërcyer në merita burrin: të jetë çdo ditë më grua.
Chavela Vargas: Forca hidraulike më e fuqishme e universit janë lotët e një gruaje.
Carlos Fisas: Pa gratë, jeta është vetëm prozë.
Ángel Ganivet: Instinkti i grave është i barabartë me mendjemprehtësinë e burrave të mëdhenj.
Balzak: Burrat janë më elokuentë se gratë, por gratë zotërojnë një fuqi bindëse më të madhe.
Aristotle Onassis: Nëse gratë nuk do ekzistonin, të gjithë paratë e botës nuk do kishin asnjë kuptim.
Robin Williams: Nëse gratë do të sundonin botën, nuk do të kishim luftëra, thjesht negociata intensive çdo 28 ditë.
Henry Youngm: Gjithmonë dalim shëtitje dorë për dore, nëse unë ia lëshoj, ajo shkon për pazar.
George Bernard Shaw: Kur një burrë hap derën e makinës për gruan e tij, të jeni të sigurt, ose ka makinën e re ose gruan.
H.V. Prochnow: Mënyra më e mirë për ta mbajtur mend ditëlindjen e gruas, është ta harroni një herë.
Lyndon B. Johnson: Kam mësuar se vetëm dy gjëra janë të nevojshme për ta mbajtur gruan të lumtur. Së pari, lëreni të kuptojë se do të dalë e saja. Së dyti, lëreni t’i dalë e saja.
Rodney Dangerfield: Kam vite që nuk i flas gruas, nuk kam dashur ta ndërpres.
Charles Bukowski: Ekziston gjithnjë një femër që të shpëton nga një tjetër dhe ndërsa ajo të shpëton, bëhet gati të të shkatërrojë.
Søren Kierkegaard: Mashkulli propozon, kurse femra zgjedh.
Konfuci: Asnjë grua, që kur ekziston bota, nuk është martuar në heshtje.
Balzaku: Kush është i zoti të qeverisë gruan është i zoti të qeverisë shtetin.
Henry Miller: Ka vetëm tri gjëra që mund t’i bësh një gruaje. Mund ta duash atë, mund të vuash për të, ose mund ta kthesh në letërsi.