Dashi
Dashi nuk bën lojëra kur vjen puna te lidhja e tij. Ata janë gjaknxehtë dhe të padurueshëm, ndaj është në interesin e partnerit/es së tyre për të qenë të thjeshtë dhe të sinqertë me njerëzit e kësaj shenje, nëse ndodh ndonjë problem.
Demi
Njerëzit e shenjës së Demit mund të jenë kokëfortë, por janë gjithashtu shumë të ndjeshëm. Sa për partnerin e tyre, ata duhet të jenë të butë dhe të ndjeshëm kur vjen puna te ndjenjat e partnerit të tyre Dem. Nëse nuk ndodh kështu, Demi ka tendencën të mbajë mëri dhe kërkon një kohë të gjatë për të falur.
Binjakët
Energjikë, aventurierë, Binjakët janë entuziastë për gjithçka në jetë. Në një lidhje, ata preferojnë t’i mbajnë gjërat njësoj entuziste dhe energjike ose ndryshe do të mërziten. Kur vjen puna tek partneri i shenjës së Binjakëve, komunikimi dhe shumë kohë të shpenzuara bashkë janë një domosdoshmëri.
Gaforrja
Gaforret vlerësojnë besnikërinë dhe sigurinë, kështu që janë partnerë besnikë dhe të besueshëm. Kjo merr edhe më kuptim sepse ata presin që partneri i tyre të tregojë të njëjtën lloj besnikërie dhe të jetë dikush ku ata mund të mbështeten kur të kenë nevojë për të.
Luani
Duke qenë se personat e shenjës së Luanit janë të sigurt dhe mendjemëdhenj, ata pëlqejnë ta rrethojnë veten me njerëz të tjerë. Luani ka nevojë për një partner që mund ta kenë rreth vetes dhe duan që edhe partneri të tregojë të njëjtën frymë besimi dhe moskokëçarjeje sa herë që janë bashkë.
Virgjëresha
Pavarësisht aftësive të tyre analizuese, njerëzit e kësaj shenje vlerësojnë dashamirësinë që kanë shpesh edhe vetë. Prandaj, ata duan që partneri i tyre jo vetëm të tregojë këtë dashamirësi tek ata, por edhe tek të tjerët rreth tyre.
Peshorja
Peshoret janë diplomatë paqësorë. Ata shijojnë paqen dhe harmoninë, dhe kjo i bën edhe pak idealist. Ndaj partnerët e tyre, duhet të shmangin luftën dhe kaosin sa më shumë të jetë e mundur.
Akrepi
Akrepët janë një prej shenjave më dyshuese dhe më mosbesuese. Të jesh në një marrëdhënie me një partner Akrep do të thotë që ju duhet të keni besimin e tyre. Një gjë të cilën e kanë të nevojshme është të sigurohen se besimi i tyre nuk keqpërdoret, ndaj jini gjithmonë të sinqertë më partnerin tuaj Akrep.
Shigjetari
Shigjetarët mund të jenë shpirtra të lirë, por ata i duan njerëzit. Specifikisht, ata pëlqejnë të jenë personi ku njerëzit mbështeten në momentet kur kanë nevojë për ndihmë. Kështu, ata kanë nevojë që partneri i tyre të jetë gjithashtu një person i besueshëm, ku të gjithë mund të mbështeten.
Bricjapi
Bricjapi vlerëson përgjegjshmërinë dhe punën e madhe. Ndryshe nga të gjitha shenjat e tjera, ata janë ata që dinë më së shumti vlerat e tyre. Kështu, ata duan që partneri i tyre të jetë sa më i përgjegjshëm dhe punëtor, për shkak se kjo tregon gatishmërinë për të punuar shumë për marrëdhënien tuaj.
Ujori
Një nga shenja më aventuriere të horoskopit, Ujorët janë gjithashtu më rebelët. Nëse ka diçka që i gëzon ata, është të qenit korrekt. Për partnerët e tyre, kjo ndihmon duke rënë dakord me mendimet e tyre, por jo gjatë gjithë kohës. Ju duhet të jeni të ndershëm dhe të sigurt se emocioni është ende i pranishëm në lidhjen tuaj.
Peshqit
Si një ndër shenjat më të ndjeshme, Peshqit dëshirojnë vëmendje dhe intimitet. Ata kanë nevojë për dikë që t’u shfaqë dashurinë, kujdesin dhe t’i ngushëllojë kur qajnë. Për partnerët e shenjës së Peshqve: Tregojeni hapur afeksionin, gjërat e ëmbla dhe mos harroni pëshpërimat në vesh janë gjithçka që ka nevojë një person i kësaj shenje.