Dy këngëtaret Eli Fara dhe Aurela Gaçe kanë një miqësi speciale me njëra-tjetrën prej më shumë se 25 vitesh.
Konsiderohen absolutisht më të mirat në muzikë, secila në zhanrin e saj, vokal dhe performancë, por a ka menduar ndonjëherë Eli Fara ta sfidojë Aurela Gaçen?
“Nuk na ka shkuar nëpër mend ta sfidojmë njëra-tjetrën. Ne kemi një kimi, një energji pozitive që lidhet me mentalitetin që ne kemi, për mënyrën sesi jemi rritur dhe formuar”, pohoi Eli në “E Diell”.
“Aurela është unike, është njish, i do njerëzit, shpërndan energji kudo si në skenë dhe në jetën e përditshme”- tregoi këngëtarja.
Mirëpo çfarë mendoi Eli Fara kur pa për herë të parë mikeshën e saj të ngushtë duke bërë pompa në skenë?
“Ua sa i shkon, sa bukur duket! Bravo i qoftë” – u përgjigj ajo.
Miqësia e Eli Farës dhe Aurela Gaçes konsiderohet në showbizin shqiptar si një nga rastet e rralla se artistet e vërteta dinë të jena dhe mikesha shumë të mira.