Shpesh, kur diskutojmë për shëndetin dhe jetëgjatësinë, flasim për pjesët individuale e jo për harmoninë e tërësisë.
Por është kombinimi i pjesëve që është kyç, sipas profesoreshës Maria Fiatarone Singh, nga Universiteti i Sidneit. Tre faktorët e parë që Singh thotë se mund të na ndihmojnë të jetojmë një jetë më të gjatë dhe më të lumtur përfshijmë kujdesin për trupin.
Mos pini duhan: “Pirja e duhanit shkatërron shëndetin e njeriut “, thotë Singh. “Megjithatë, nuk është kurrë vonë për t’u larguar nga duhani. Ndalimi i pirjes së duhanit mund të ketë përfitime të menjëhershme shëndetësore dhe madje edhe për dikë që është diagnostikuar me kancer, përmirëson shanset e tyre për trajtim të suksesshëm.”
Jini aktiv: Aktiviteti “mbulon një mori gjërash,” thotë Singh. Disa kërkime kanë sugjeruar se tenisi, noti dhe gjimnastika janë aktivitetet që rrisnin jetëgajtësinë.
Ndiqni një dietë të caktuar:Hani një dietë të bazuar në bimë kryesisht me drithëra, bishtajore, fruta, perime dhe vaj ulliri ekstra të virgjër. “Sigurisht dieta ka një rëndësi të veçantë” thotë Singh. “Shumica e dietave të shëndetshme kanë atribute të përbashkëta që janë të përbëra kryesisht nga proteina me bazë bimore. Mundohuni të zgjidhni ushqime pa yndyrë. “Dieta mesdhetare, e cila ka treguar se ka dobi pozitive në trupin e njeriut, përbëhet nga rreth 40 përqind e yndyrës, , por yndyra është e gjithë vaji ekstra i virgjër”.
Duhet t’i kushtoni vëmendje gjërave që ndikojnë në shëndetin tonë, dhe çfarë luan rol në jetëgjatësinë e njeriut, por nuk duhet të harroni shëndetin emocional, gjithashtu cilësinë e marrëdhënieve tona.