Nga Tomor Xhani
U desh një deklaratë, plotësisht në kohën e duhur, e ambasadores Yuri Kim, ku në thelb ishte shqetësimi për ecurinë e reformës në drejtësi, se po veprohet prapa krahëve, për të sabotuar reformën në drejtësi, pa përmendur emra; dhe mendjet djallëzore të politikës 30-vjeçare, u trazuan si “minjtë para tërmetit!”
I pari, presidenti alias Alendja, nxitojë të thërriste gazetarët në një konferencë shtypi.
Ajo që ra menjëherë në sy, ishte nxitimi tij, flakë për flakë, pas akuzës së zj. Kim, pa adresë që nxori Metën në këtë konferencë, ku lexoi me zë, por me shumë gjeste, me duar dhe mimikë që çdo kloun cirku province, do e admironte me xhelozi!
Hapur, fare hapur, paraqiti një draft, që nuk po e analizojmë, (le t’a bëjnë politikanët dhe analistët) na tha neve, por më shumë zonjës Iuri Kim, se “spiunin nuk e vrava unë, atë e vrau… Milua”. (shprehje filmi). Pra, jo ai ka sabotuar pas krahëve, por milot…!
Pastaj lexoi një draft, dhe gjithë kujdesi tij, ishte tek fakti, që “unë nuk jam një nga ata pas krahëve, pra Milua, se unë kam shkruar, një letër, etj, etj, drejtuar ambasadores Juri dhe nuk mund te jem Milua!”
Sinqerisht, duke e dëgjuar, të vinte keq! Të vinte keq për veten, për shqiptarët, politikën, maxhorancën dhe për kryeministrin, që vendosën në krye të vendit këtë personazh, nga më të përfolur e politikës, që ka gëzuar të gjithë titujt e mundshëm të hierarkisë.
Pse nxitojë Alendja, Avniu atentator, presidenti që heq vija të kuqe, kur i do qejfi, si fëmijët e kopshtit, që deklaron se do shpërndajë parlamentin, por pastaj kujtohet se do shkojë për kamping në mal, e më tej tek Vila me 12-18 banjo, veç për macen dhe veç për maçokun, në gjirin e Lalëzit, e kështu parlamenti ka shpëtuar së shpërndari edhe sot e kësaj dite, biles iu ka lënë tashmë popullit në dorë!
Si ka mundësi që ky soji trimi, sot, u bë frikacaku më i madh, shakaxhiu i kombit, që vend e pa vend, (por gjithmonë pavend), kërcënon s’e është trim, s’e nuk ka frikë… edhe pse asnjëherë, nuk është vënë në provë!
Por një deklaratë e Yurit, trimi që kish sulmuar ambasadorët dhe ambasadat, që nuk pyeste për to, pasi ai u hiqte vijat e kuqe atyre. Kjo ndodhte sipas tij, ngaqë ata komplotonin kundër tij; dhe ja u bë lepur, uli veshët, me një copë letër s’e do shpëtonte dhe zgjidhte problemet, reformën në drejtësi, atë zgjedhore, por nuk ishte ai njeriu i “prapa krahëve”!
Si ka mundësi që ky kokorosh, nga një deklaratë e ambasadores, nuk vonojë, por menjëherë u shtri barkas, ku vajti trimëria, kërcënimi, kapadajllëku; çfarë ndodhi?!
Një gjë mund të thuhet me siguri, të korruptuarve po ju vjenëfundi! Ata kur flasin, nxjerrin pa kontrolluar nga goja “floririn”, dollarët, eurot dhe zbulohen e demaskohen keq, ku trimëria u bie e fundi u afrohet!
Kjo dhe vetëm kjo, pra fundi i elitës së korruptuar politike, është shpëtimi i Shqipërisë dhe shqiptarëve, i zgjidhjes apriori të problemit të tyre, varfërisë ekstreme, e bënë një nga vendet më të pasura natyrore të rajonit dhe Europës!
Por fatkeqësisht, elita e korruptuar e politikës shqiptare, edhe pse kanë premtuar para popullit dhe ndërkombëtarëve, se; do përfundojnë sa më parë reformën në drejtësi dhe atë të zgjedhjeve; paturpësisht vazhdojnë të bashkëpunojnë, për të penguar kurorëzimin e këtyre kushteve të domosdoshme, që sigurojnë, jo vetëm të ardhmen tonë, por edhe të integrimit në familjen e madhe europiane!