Këshilla nga nja vajzë për djemtë:
Mos i kap fort me dorë sikur po shtrydh një limon. E di çfarë fiton kur e kap gjoksin me dorë si një djalë 6-vjeçar që shtyp borinë e një kllouni? Një biletë për në vendin “ik sa më shpejt nga shtëpia ime”!
Mos i shtrydh gjinjtë sikur je duke bërë një mamografi, kur nuk e ke bërë këtë praktikë mjekësore. Ok, e ke bërë? Aq më mirë për ty, më jep rezultatet atëherë!
Mos i rrotullo sikur je duke hapur kapakun e kavanozit të salcës. Ato nuk zhvidhosen. Bile çuditem si mund ta mendosh një gjë të tillë! Por edhe sikur, pse do t’i zhvidhosësh?!
Ti mund t’i pickosh thithat ashtu si gjyshja që zë për faqesh të nipin, por meqë askujt nuk i pëlqen kur e kapin prej faqesh, as atyre nuk u pëlqen. Si mund të jetë seksi kjo gjë?
Mos i lëpi si fundin e qeses me patatina. Lëpirja mund të jetë e mirë (shumë e mirë në fakt), por nëse i lëpin gjithandej sikur po kërkon thërrimet e patatinave të mbetura nuk është më aq mirë, bile të fut frikën.
Seriozisht, mos i shkund si topa loje. Ato janë të ngjitura dhe unë në fakt jam një njeri. Të lutem, mos i lëviz sikur lëviz mausin.
Mos u vër emra. Mund të të garantoj me siguri pothuajse të plotë se çfarëdolloj emri t’u vësh, do të jetë kot dhe qesharak. Vetëm nëse i quan Bionse dhe Tejlor, atëherë mund të vazhdosh.
Mos i tërhiq kurrë fort sikur do t’i shkulësh nga vendi. Filloje me xhentilesë dhe pastaj do ta shohim bashkë deri ku mund të shkojmë. Seriozisht, hiqi duart dhe provo përsëri. Faleminderit.
Mos u merr vetëm me thithat, sikur pjesa tjetër e gjoksit nuk ka ndjeshmëri. I gjithë gjoksi i ndjen prekjet, ashtu si e gjithë vulva (jo vetëm klitorisi).
Prit, nuk e dije këtë? Ok, bëj pak çaj, se duhet të bisedojmë…
Do të preferoja të mos i kapje fort, sikur po mbahesh tek ato për t’u ngjitur në një shkëmb. Ku po ngjitesh? Në fytyrën time? Ajo këtu është, 20 cm tutje, nuk lëviz. Qetësohu.