Extra Çfarë nuk i pëlqen dhe aq të dashurës tënde në shtrat?

Çfarë nuk i pëlqen dhe aq të dashurës tënde në shtrat?

Nuk e kemi fjalën për ty, e kemi fjalën për pozicionet e seksit. Jo gjithçka shihni sa andej këtej, mund të marrë jetë në shtratin tuaj.

Një pozicion a një tjetër asaj nuk i pëlqen dhe nëse s’je mjaftueshëm i përqendruar ato çaste për ta kuptuar këtë, hidhi një sy listës më poshtë. Gjithë pozicionet që gratë, si kanë dhe aq qef!

Ajo sipër

Përveç se është i lodhshëm, ky pozicion e bën një vajzë të ndihet e pasigurtë për të vetmin fakt se i duhet ta bëjë thuajse çdo gjë vetë dhe përsëri të duket seksi.

Kalërimi mbrapsh

Ky pozicion do një koordinim të paparë të partnerëve. Nëse ky koordinim nuk gjendet është një dështim dhe kjo është arsyeja pse gratë e urrejnë.

“Doggy style”

Nuk do mend që ky pozicion është i preferuari i meshkujve, por kur vjen puna tek femrat është shumë i dhimbshëm dhe ndonjëherë i mërzitshëm. Për të mos folur pastaj për faktin që ti sheh vetëm të pasmet, ndërsa ajo asgjë.

Misionari

Mund të duket bazik, por pozicioni i misionarit do teknikë ose një penis për t’u patur zili. Nëse nuk ke asnjërën nga të dyja na vjen vërtetë keq, por mos e merr mundimin.

69

Thonë se femrat e kanë të vështirë të përjetojnë kënaqësi ndërkohë që janë duke u marrë me diçka tjetër impenjative. Kaq e thjeshtë!