Politika Çfarë përfaqëson kjo gjenerale amerikane e ndodhur në Shqipëri

Çfarë përfaqëson kjo gjenerale amerikane e ndodhur në Shqipëri

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet përkrah një ushtarakeje bashkëkombase të saj, e ndodhur në Shqipëri për stërvitjen e madhe “Defender Europe 21”.

Se ç’përfaqëson ajo, sqarohet nga një status i ambasadës amerikane në Tiranë.

“Ambasadorja Yuri Kim pozon me Gjenerale Brigadieren Amerikane Wanda Williams, Gjenerale Komanduese, nga Komanda e 7-të e Misionit Mbështetës, e cila është gruaja e parë në Ushtrinë Amerikane që mban postin e saj.

Gjenerale Brigadierja Williams i dhuroi Ambasadores Kim një monedhë të Komandës së saj, gjatë vizitës së Ambasadores në Zonën e Stërvitjes së Bizës, ku trupat amerikane dhe shqiptare po jetojnë dhe punojnë së bashku gjatë #DefenderEurope21, stërvitjes më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor e cila po zhvillohet në të gjithë Shqipërinë”, shkruan përfaqësia diplomatike amerikane në Tiranë.