Extra Videoja bëhet virale, a konsumoi kokainë live fituesi i Eurovision?

Videoja bëhet virale, a konsumoi kokainë live fituesi i Eurovision?

Italia rrëmbeu vendin e parë në Eurovision me këngën “Zitti e buoni” nga grupi “Maneskin”. Grupi italian rrëmbeu çmimin kryesor me 524 pikë, pasuar nga Franca me 499 pikë dhe Zvicra me 432.

Në mes të entuziazmit për fitoren, një episod i çuditshëm u kap nga kamerat gjatë natës së spektaklit dhe u bë virale në rrjete sociale.

Një nga pjesëtarët e grupit Maneskin, Damiano, shihet duke ulur kokën në tavolinë në një mënyrë të dyshimtë, teksa shumë kanë aluduar se ai ka qenë duke konsumuar kokainë.

“Unë nuk konsumova asnjë drogë, por u thye diçka dhe po shikoja nën tryezë për copat e xhamit, në mënyrë që dikush të mos dëmtohej prej tyre”, tha 22-vjeçari Damiano. “Unë nuk marr drogë”, shtoi ai.

Grupi sakaq në një reagim në Instagram reagoi kategorikisht që ata konsumojnë drogë.