Mbrëmjen e djeshme, banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” kanë zhvilluar një shfaqje me performanca të ndryshme argëtuese dhe humoristike. Përveç kësaj, kjo shfaqje ka përfshirë edhe disa ndarje çmimesh nga vetë votat e banorëve për njeri-tjetrin.
Kështu, banori më inteligjent i shtëpisë më të vëzhguar të Shqipërisë, u konsiderua Einxhel Shkira, e cila u vendos para një zgjedhjeje të papritur. Si banorja më inteligjente, asaj iu komunikua që kishte të drejtë të çonte një banor automatikisht në nominim.
Nëpërmjet një zarfi, banorëve iu kërkua të shkruanin emra të rastësishëm për atë që u quajt “Çmimi surprizë”.
Emrat e shkruar ishin Monika, Arbri, Arjola, Einxhel, Beniada dhe Beatrix. Duke qenë se Arbri është imun dhe Einxhel dhe Beatrix janë pjesë e një televotimi, Einxhel duhet të zgjidhte mes Monikës, Arjolës dhe Beniadës për ta çuar në nominim për javën e ardhshme. Këtë vendim ajo duhet ta merrte në mënyrë të shpejtë, dhe pa e komunikuar apo diskutuar me asnjë nga banorët.
Einxhel zgjodhi të çojë Monika Lubonjën. Javën e ardhshme do të zbulojmë edhe se krahë kujt do të shkojë aktorja në televotim.
Rikujtojmë se këtë të premte, nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” rrezikojnë të dalin Donald, Einxhel ose Beatrix. Vendimi për nominimin e tyre u krye nga Arbri.