Pas një sulmi të ashpër ndaj partnerit të tij të koalicionit Matteo Salvini, Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte ka dhënë sot dorëheqjen. Conte tha se Salvini kishte qenë “i papërgjegjshëm” në krijimin e një krize të re politike në Italinë fqinje për “interesa personale dhe partiake”.
Dorëheqja e tij vjen pasi Salvini kishte ngritur një mocion mosbesimi kundër zotit Conte. Kreu i Lega Nord ka deklaruar gjithashtu se nuk mund të punonte më me partnerët e tij të koalicionit. Lega dhe Lëvizja Pesë Yje kundër themelimit formuan një koalicion për të qeverisur vetëm 14 muaj më parë me në krue zotin Conte.
Duke iu drejtuar parlamentit italian, ai tha që drejtuesi i Legës, i cili ishte ulur pranë tij, kishte “kërkuar një pretekst për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakoshme” që nga suksesi i partisë së tij në zgjedhjet evropiane në maj, zgjedhje në të cilat partia e Salvinit mori 34% të votave në Itali, ndërsa Pesë Yjet morën rreth 17%.
Conte paralajmëroi gjithashtu se Salvini kishte minuar funksionin e qeverisë, për të cilën tha se merrte fund sot.
“Shfrytëzoj këtë mundësi për të njoftuar se do t’ia paraqes dorëheqjen time si kreu i qeverisë presidentit të republikës,” tha ai.
Në një postim në Facebook përpara fjalimit të Contes, udhëheqësi i Pesë Yjeve Luigi Di Maio tha se Lega do të duhet të përgjigjet për gabimet e saj sepse vendosi të shembë gjithçka, duke hapur një krizë qeveritare në mes të gushtit.
Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, ka të ngjarë të shqyrtojë nëse ekziston një shumicë tjetër e qëndrueshme në parlament dhe, nëse jo, do të duhet të caktojë datën e zgjedhjeve të parakoshshme.
Së pari, në Senat javën e kaluar, Salvini tregoi gatishmërinë e tij për shtyrjen e zgjedhjeve derisa pasi parlamenti të pranojë të ulë numrin e ligjvënësve, një kërkesë kyçe e Pesë Yjeve. Sikur Lidhja ta pranonte këtë kërkesë para se të kërkonte prishjen e koalicionit, ata mund të kishin zgjatur jetën e qeverisë për disa muaj.
Pastaj, disa ditë më vonë, ai la të kuptohet se është i gatshëm për dialog të mëtejshëm me Pesë Yjet, duke thënë se “celulari im është gjithnjë i ndezur”. Por Di Maio nuk u bëri përshtypje: “Tani ai është i penduar, por dëmi tashmë është bërë, “tha ai.
Të gjitha opsionet në tryezë
Tani që Conte tha dorëheqjen, të gjithë sytë do të drejtohen nga Mattarella, i cili anuloi pushimet e tij për t’u marrë me krizën. Presidenti ka të ngjarë të shtyjë me disa muaj zgjedhjet, për t’iu dhënë kohë partive në Itali të shqyrtojë koalicionet.
“Loja e vërtetë fillon sot me dorëheqjen e Conte,” tha një zyrtar italian/
Skenari më i mundshëm tani për tani është aleancë pro-BE midis Partisë Demokratike dhe Pesë Yjeve .
Të frikësuar se mbajtja e menjëhershme këtyre zgjedhjeve do të sjellë formimin e një qeverie të udhëhequr nga Salvini, Partia e Matteo Renzit dhe Lëvizja Pesë Yjet po diskutojnë një skemë për të shmangur zgjedhjet e parakohshme dhe në vend të tyre të instalojnë një qeveri të përkohshme.
Një partneritet i tillë është veçanërisht i befasishëm duke pasur parasysh që të dyja partitë kanë vazhduar të hedhin akuza të ashpra ndaj njëra-tjetrën deri pak javë më parë. PD nuk pranoi të bashkohej në një aleancë me Pesë Yjet pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, duke bërë që kjo e fundit të bashkohej me Lega Nord.
Por me mundësinë për zgjedhje të parakohshme, duket se është rikthyer edhe Matteo Renzi. Duke iu kërkuar parlamentarëve të tij të ishin gati për gjithçka, ish-kryeministri e bëri më se të qartë se në Itali do formohet një qeveri kalimtare, ose formohet një parti e re.
Sipas një ligjvënësi të Pesë Yjeve, i cili foli në kushte anonimiteti për “Corriere della Sera”, një aleancë me PD-në do të ishte mënyra e vetme për të parandaluar që Italia të kishte qeverinë e parë ekstremiste të Evropës Perëndimore që nga Lufta e Dytë Botërore”.
“Mbajta e zgjedhjeve tani të ishte çmenduri”, deklaroi ish-kryeministri italian Matteo Renzi
Sipas planit, PD dhe Pesë Yjeve, i mbështetur nga Renzi, por jo kryesia e partisë së tij, të dyja këto subjekte politike do të bashkoheshin për të krijuar një shumicë alternative për një qeveri tranzitore, e cila do të kujdeset për financat publike të Italisë dhe të shmangë sanksionet e Komisionit Europian. Sipas zyrtarëve të PD-së, qeveria e përkohshme gjithashtu do të kishte për detyrë të reformoje ligjit e sistemit zgjedhor.
Plani është quajtur “Ursula”, si presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen sepse bashkon të gjitha partitë italiane që votuan për të në Parlamentin Evropian.
Një plan i tillë do të kërkonte gjithashtu mbështetjen e Forza Italia të Silvio Berlusconit, por një skenar i tillë duket mjaft i vështirë duke marrë parasysh faktin se partia e tij ka qenë prej kohësh objektivi kryesor i kritikave të Lëvizjes Pesë Yjet dhe shumë anëtarë të Forza Italia shpresojnë të kenë një të ardhme politike me partinë e Salvinit.