Dhjetra autobusë janë nisur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë për të sjellë në Tiranë mbështetës të opozitës të cilët do të protestojnë sot para kryeministrisë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ndërkohë një flamur i madh po vendoset në podiumin e fjalimeve.
Protesta pritet të fillojë në orën 12:00, por do të jenë qytetarët që do të vendosin përfundimin e saj, tha një ditë më parë, kryetari i opozitës Lulzim Basha.
Ndërkohë policia ka dhënë leje vetëm për 4 orë, 0ra 12:00- 16:00.
Rreth 2 mijë forca policore të drejtorive të Tiranës dhe rrethet do të angazhohen për të ruajtur rendin.
Gazetarja e Ora News Keti Banushi informon në orën 09:00 se janë shtuar masat e sigurisë dhe janë ngritur shumë pika kontrolli në akset kryesore të hyrjes e daljet e kryeqytetit. Për të kontrolluar persona që mund të vijnë në Tiranë dhe të armatosur.
“PD gjatë ditës së djeshme ka paraqitur dhe dy kërkesa të tjera duke kërkuar që protesta të mos ketë një orar përfundimi. Policia e Tiranës i ka kthyer përgjigje që kjo kërkesë nuk pranohet. Për faktin se ligji për tubimet parashikon që tubimet kanë orën e fillimit dhe të përfundimit. Policia e Tiranës në dy raste i ka kthyer që kërkesa e tyre nuk pranohet.
Por nëse do të vijojë protesta cfarë do parashikohet pas orës 16:00?
Në bazë të ligjit ky tubim do të quhet i paligjshëm.