Në Francë janë të sigurt: Juventus-Lion, ndeshja e kthimit e 1/8 të finaleve të Champions League, do të luhet në 8 gusht dhe do të sipas planit në Torino nëse kushtet shëndetësore do ta lejojnë. Lajmin e jep RMC Sport, duke cituar burime brenda UEFA, pas takimit të mërkurën në mëngjes mes presidentëve të disa nga klubeve kryesore evropiane. Transmetuesi transalpin shton gjithashtu se, sipas burimeve të tij, çerekfinalet duhet të nisin në 10 dhe deri në 12 gusht të kenë përfunduar.
Ndeshja e vajtjes, përfunduar 1-0 për Lion, u luajt në Francë në 26 shkurt, në ditët e para të emergjencës Covid-19. Kthimi ishte parashikuar të luhej dy javë më pas, por nuk u luajt dhe mbetet një nga katër ndeshjet 1/8 ende për tu përfunduar, bashkë me Manchester City-Real Madrid, Bayern Mynih-Chelsea dhe Barcellona-Napoli. Në pritje, të kualifikuara në çerekfinale janë Paris Saint Germain, Atalanta, Atletico Madrid e Leipzig.