Chelsea ka siguruar siguron pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm. Në javën e parafundit të Premier League-s, blutë e Londrës triumfuan thellë 3-0 ndaj Watfordit në “Stamford Bridge”, duke u ngjitur në vendin e tretë me 72 pikë, 1 më shumë se Tottenhami, që u mposht një ditë më parë nga Bournemouthi.
Skuadra e Sarrit e bëri diferencën në pjesën e dytë, duke e gjetur rrjetën fillimisht me Loftus-Cheeck, më pas shënuan David Luiz dhe Higuain.
Arsenal ka zhgënjyer përsëri. Të besuarit e Unai Emery kanë barazuar 1-1 ndaj Brighton dhe tani shpresa e vetme për të luajtur në Champions League vitin tjetër është nëse fiton Europa League.
Ose nëse fiton me një goleadë ndeshjen e fundit me shpresën që edhe Tottenham të humbasë ndaj Everton.
Tjetër rezultat zhgënjyes për Manchester United, që barazoi 1-1 në fushën e Huddersfieldit, vendit të fundit në Premier League. McTominay kaloi në epërsi “Djajtë e Kuq” që në minutën 8-të, por skuadra e Ole Gunnar Solskjaer dështoi ta ruante avantazhin, pasi Mbenza barazoi në të 60-ën. Me vetëm 1 ndeshje për të luajtur, Manchester United (66 pikë) nuk ka më asnjë mundësi, qoftë matematikore, për të shpresuar vendin e 4-t.