Eros Grezda është shndërruar në një titullar fiks të trajnerit Panucci dhe po tregon në fushë se e meriton vërtetë të luajë.
Si ndaj Spanjës, edhe sot gjakovari zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer, ndërsa për pak nuk ndëshkoi edhe portierin legjendar të Italisë, Buffon.
“Trajneri më ka besuar dhe jam munduar t’ia shpërblej me paraqitjet në fushë. Jam në formë të mirë dhe sot u mundova të befasoj Buffonin, por nuk pata fat. Preferoj më shumë të luaj në krah, por jam gati të sakrifikohem ku të ketë nevojë trajneri”, deklaroi sulmuesi.
Grezda vuri në vështirësi edhe një mbrojtës të madh si Chielini, i cili kërkoi t’i ndërrojë bluzën me gjakovarin, në përfundim të ndeshjes.