Pëllumba për të përgjuar sovjetikët. CIA ka zbuluar detaje sekrete të misioneve të saj gjatë Luftës së Ftohtë.
Dokumentet e bëra publike së fundmi, tregojnë se si pëllumbat ishin trajnuar për misione klandestine për të fotografuar lokacione sensitive të Bashkimit Sovjetik. Informacionet e fundit zbuluan se shpendët ishin përdorur edhe për të lëshuar pajisje përgjuese, ndërsa CIA kishte trajnuar edhe delfinë për misione nënujore.
Agjencia amerikane e inteligjencës besonte se këto kafshë mund të përmbushnin synime të veçanta në operacione sekrete.