Extra Çifti amerikan që la Amerikën për të jetuar në Shqipërinë e’97-ës

Çifti amerikan që la Amerikën për të jetuar në Shqipërinë e’97-ës

Pjesë e emisionit “Historia ime” në Tv Klan ka qenë një çift amerikan i cili ka shëtitur 46 vende të botës dhe në 6 prej tyre kanë jetuar. Ata kanë vizituar Shqipërinë në vitet ’96-97-98-99 ku jetuan për një periudhë të caktuar dhe më pas në vitin 2019 kanë vendosur të rikthehen dhe të jetojnë përfundimisht mes shqiptarëve.

Mirela Milori: Çfarë ju lidh me Shqipërinë?

Brenda Speer: Njerëzit, i duam shumë njerëzit.

Mirela Milori: Pse na doni kaq shumë?

Wayne Speer: Ne kemi përjetuar shumë kultura, por kemi zbuluar që njerëzit janë të dashur, përkujdesshëm dhe kur erdhëm për të vizituar këtë vend në vitin 1996, vendosëm të vinim këtu. Jetonim në Liverpul. Vetëm pas dy javësh në Shqipëri vendosëm të ktheheshim në Liverpul, u bëmë gati dhe erdhëm në ’97-’98-’99.

Mirela Milori: Ju erdhët në një moment që shqiptarët donin të iknin nga Shqipëria, vite të trazuara, pse ju vendosët të vinin tek ne në një situatë të tillë?

Wayne Speer: Një nga gjërat që ishte shumë mahnitëse edhe e trishtuar, mes telasheve ne vinim re që shqiptarët ishin përkujdesshëm dhe mundoheshin të na ruanin nga probleme. Kjo na bëri shumë përshtypje dhe vendosëm edhe pse fëmijët apo të afërmit tanë kishin dëgjuar për problemet dhe pyesnin vërtet do e bësh këtë gjë? Po sepse mendonim që do ishim të mbrojtur dhe shëndoshë e mirë.

Mirela Milori: Kush erdhi i pari në Shqipëri nga ju?

Brenda Speer: Ai erdhi i pari për të përgatitur shtëpinë, unë gjendesha në Amerikë dhe fëmijët duhet të mbaronin shkollën dhe erdhëm rreth 1 muaj më vonë.

Mirela Milori: Nuk pate asnjë dilemë, të thoje ku po na çon kësaj here?

Brenda Speer: Fëmijët tanë jetuan kudo me ne dhe janë të bekuar, nuk kanë qenë në të gjitha vendet që kemi vizituar, por kanë jetuar me ne në të gjitha vendet që kemi jetuar. Fëmijëve ju pëlqen Shqipëria.

Mirela Milori: Cila ishte përshtypja e parë që të la Shqipëria kur zbrite në Rinas?

Brenda Speer: Kur erdha në ’96-ën ishte e mrekullueshme që njerëzit ishin të ëmbël, të dashur, më pëlqeu shumë.