Martesa më e shkurtër e vitit 2019 u regjistrua në Kuvajt. Çifti protagonist i incidentit, i cili shënon një rekord të ri në historinë e martesave flesh, ka kërkuar divorc pikërisht 3 minuta pas martesës.
Pasi u martua para gjyqtarit (i cili merret me kontratat e martesës) gjithçka duket se po funksiononte mirë.
Pastaj, në dalje të ndërtesës, ndodh diçka. Nisja pengohet me veshjen e saj dhe burri e fyen duke i thënë “Budallaqe!”.
Sapo gruaja dëgjon atë fjalë, nuk mendohet dy herë. Kthehet pas tre minutave në sallën e gjyqit dhe shkon tek i njëjti gjyqtar për të kërkuar divorcin.
Ai u përpoq të jetë i qetë, por ajo nuk u dorëzua. “Nëse më ofendove pas tri minutash martese, çfarë do të bësh në të ardhmen?”
Dhe kështu nuk donte të dëgjonte askënd dhe vazhdoi në rrugën e saj. Bashkimi i një çifti bazohet në një ekuilibër që mund të bjerë në çdo moment dhe kështu ka qenë.
Rasti në fjalë shkaktoi diskutime për shpejtësinë me të cilën ndodhi divorci.