Tropoja është qyteti më i ri që i është shtuar sot hartës së përhapjes së koronavirusit në vend.
“Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Tropojë”m tha paraditen e sotme Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik, duke konfirmuar se në këtë qytet janë tashmë dy raste te prekur me virusin.
Ndërkohë, ABCNeës bën me dije se të infektuarit janë një çift bashkëshortësh nga qyteti i Bajram- Currit.
Ata janë banorë në lagjen “Partizani” të këtij qytet. Burri që është infektuar nga koronavirusi është punonjës i Shërbimit Informativ në Tropojë, ndërsa gruaja është arsimtare.
Këtë njoftim e ka bërë të ditur Kryetari i Bashkisë Tropojë Rexhe Byberi.