Teksa pranvera duket se po troket në derë, disa zogj shtegtues kanë lënë pas kontinentin afrikan për të krijuar familjen e tyre në Shqipëri, ndër ta edhe ky çift lejlekësh, i cili mban statusin e species së “rrezikuar në mënyrë kritike” në vendin tonë.
Një ndër ta është edhe lejleku, i cili mban statusin e species së “rrezikuar në mënyrë kritike” në Shqipëri, sipas Listës së Kuqe të Florës dhe Faunës së Egër.
Organizata jofitimprurëse Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), në bashkëpunim më OST dhe Adzm Gjirokastër, ndërtuan disa platforma të posaçme që do të shërbejnë si shtëpizat e reja të këtyre çifteve, me të cilat ata kanë nisur të përshtaten tashmë.
Çifti i lejlekëve konsiderohet si “banor i vjetër” dhe “mik besnik” i Gjirokastrës.
Sipas PPNEA, këto platforma ndihmojnë në rritjen e numrit të vendeve të folezimit, të cilat po pakësohen gjithnjë e më shumë.
“Me instalimin e platformave të tilla dhe rritjen e suksesit të foljezimit të tyre, mund të shpresojmë në rimëkëmbjen e popullatës së këtij lloji në vendin tonë”, shkruan organizata në Facebook.
Deri më tani janë ndërtuar 3 platforma e pritet që kjo nismë të vazhdojë me vendosjen e disa të tjerave.