Sport Milan, gjysmë harakiri me Sampdorian, e vështirë rruga e Championsit

Milan, gjysmë harakiri me Sampdorian, e vështirë rruga e Championsit

Milani është skuadra me pikët më të larta në ndeshjet në transfertë, por në San Siro kuqezinjtë kanë vuajtur shumë këtë sezon.

E njëjta gjë ndodhi edhe në ndeshjen e mesditës së të shtunës ndaj Sampdoria-s, e cila u mbyll në barazim 1-1.

Miqtë shënuan të parët me nisjen e pjesës së dytë, kur 38-vjeçari Quagliarella përfitoi nga një pasim i gabuar nga The dhe e dërgoi topin në portën e Donnarummas. Vetëm 2 minuta pas këtij goli, Sampdoria mbeti me një lojtar më pak, por sërish Milani nuk mundi të përmbyste rezultatin, duke shënuar vetëm një gol me Hauge.

Me këtë barazim, Milani shkon në kuotën e 60 pikëve, 5 më pak se Interi i vendit të parë, i cili është me dy ndeshje më pak. Në këtë mëyrë, Milan ngadalëson rrugën për një vend të sigurtë në Champions League.