Një çift janë quajtur “të paturpshëm” pasi ata kanë shkruar që njerëzit të cilët nuk i kanë ftuar në dasmë, mund t’i dërgonin para atyre për muajin e mjaltit.
Në ftesë shkruhej se “nuk kemi vend për t’ju ftuar të gjithëve në dasmë, por përsëri do të jeni në zemrat tona”. Çifti mendohet të jetë nga SHBA dhe kanë shkruar gjithashtu në rrjetin social “Reddit” se mund të pranojnë pará në vend të dhuratave.
Kjo ftesë e çiftit patën një sërë reagimesh nga komentuesit. Disa prej tyre e quanin çiftin të pangopur dhe arrogant, ndërsa një tjetër ngriti pyetje “pse duhet t;ju dërgojnë diçka miqtë kur nuk janë të ftuar”.
Kjo ftesë e pazakontë ngjalli reagime të shumta dhe një grup njerëzish kanë shkruar ashpër ndaj çiftit. Kërkesa e tyre ndonëse e sinqertë, ishte tepër e çuditshme.