Tre rastet në Korçë janë konfirmuar të prekur me koronavirusi.
Burime pranë spitalit bëjnë me dije se 32-vjeçari ka qenë i izoluar ne spitalin rajonal për 4 ditë deri në momentin kur mbrëmjen e së dielës është dërguar drejt Tiranës. Për 32-vjeçarin nuk ka pasur histori udhëtimi jashtë vendit.
Nga ana tjetër, çifti i bashkëshortëve, 75 dhe 76 vjeç ka qëndruar i izoluar 24 orë po në këtë spital dhe mbrëmë janë dërguar drejt kryeqytetit.
Mësohet se infektimi i të moshuarve ka ardhur nga mbesa e tyre që jeton në Itali. Po ashtu, burimet thanë se mbrëmë janë paraqitur me shenja të Covid-19 edhe një grua bashkë me vajzën, për të cilat pritet marrja e përgjigjes së analizave nëse janë apo jo të infektuara.