Teksa skuadra përfaqësuese ka zhvendosur grumbullin në Gjermani, futbollistët Sokol Cikalleshi dhe Arlind Ajeti u shprehen se atmosfera e mirë në kombëtare është rikthyer pas një kohe të gjatë.
Sokol Cikalleshi i ka munguar prej një periudhë të gjatë Kombëtares, sa për vendim të Panuccit aq edhe për problemet fizike që ka patur. Sulmuesi kavajas besim tek një fillim i ri me Rejan.
Rikthimi në Kombëtare: Të jesh në Kombëtare është gjithmonë kënaqësi dhe të kontribuosh për kombin tënd është nder. Po punojmë me intensitet të lartë dhe shihet qartë që si stafi dhe ne lojtarët, jemi të një mendjeje. Uroj që këtë punë ta konkretizojmë me rezultat kundër Islandës.
Dëmtimet dhe Panucci: Në dy grumbullimet e vitit të kaluar me Panuccin, kam qenë i pafat, pasi isha i dëmtuar. Ftesa më ka ardhur. Dihet si shkuan gjërat me Panuccin, duhet ta lëmë pas dhe të nisim një kapitull të ri.
Sistemi me dy sulmues: Duke iu referuar sistemit të ti të Rejas, sulmuesit kanë më shumë përparësi për të luajtur. Nga 4 sulmues, do të luajmë dy, pavarësisht se varet sesi shkojnë gjërat. Ne kemi qenë gjithmonë një grup i harmonizuar dhe nuk kemi patur probleme, kushdo që ka luajtur ne e kemi mbështetur. Luan Sadiku, Balaj, Uzuni apo unë, mbështetja do të jetë maksimale. Harmonia dhe fryma pozitive e krijuar do të na ndihmojnë shumë në dy ndeshjet e radhës.
Golat e munguar: Kam shënuar dy gola me Kombëtaren dhe shumë shtylla, por nuk kam mbetur i pakënaqur. Duke qenë se do të luajmë me dy sulmues shanset janë për të qenë afër portës. Goli nuk është qëllim në vetvete, me shumë kanë rëndësi rezultatet.
Ajeti: Reja është i zoti
Arlind Ajeti ka qenë së bashku me sulmuesin Sokol Cikalleshin në konferencën për shtyp të kombëtares shqiptare. Ai vlerësoi në maksimum trajnerin Edy Reja dhe u shpreh se italiani ka përmirësuat atmosferën në skuadër.
Reja – “Trajneri i ri më duket shumë mirë, kemi bërë stërvitje me intensitet. Atmosfera me lojtarët dhe stafin është shumë mirë. Një gjë e tillë mungonte prej kohësh”.
Mbrojtja – “Nuk kam përgjigje, nuk e di pse ishte ashtu. Ne mundohemi të japim maksimumin, pavarësisht trajnerit ne luajmë për kombin tonë. Ka ndeshje që nuk luajmë mirë, por jemi të gjithë fajtorë, shpresoj në ndeshjen e radhës të përmirësohemi”.
Forca e ekipit – “Forca jonë është të luajmë me zemër, me mbrojtje të mirë dhe trajneri i ri na ka dhënë disa gjëra ekstra. Do mundohemi të përcjellim ato çfarë do trajneri”.