Sokol Cikalleshi rigjen golin me fanellën e Akhisar dhe e bën këtë në kompeticion e tij të preferuar, Kupën e Turqisë, aty ku në këtë sezon ka tundur plot 5 herë rrjetën.
Ky i sotmi ndaj Umaraniyespor, skuadër e ligës së dytë, ishte më i rëndësishmi pasi kualifikoi Akhisarspor për të dytin vit radhazi në finalen e Kupës së Turqisë.
Në minutën e 36-të sulmuesi kavajas u gjend në vendin dhe në kohën e duhur për të mposhtur portierin kundërshtar dhe për të realizuar golin e vetëm të kësaj sfide. Akhisar u kualifikua në finale me rezultat të përgjithshëm 2-0 pasi kishte fituar 1-0 edhe në gjysmëfinalen e parë në transfertë.
Ndërkohë për Cikalleshin ky ishte goli i 4-t me fanellën e Akhisarspor në këtë sezon dhe i pari që pas rikthimit nga dëmtimi. Ajo që ndodh me skuadrën e bomberit të kombëtares shqiptare është vërtetë e pabesueshme, pasi pozicionohet në vendin e fundit në kampionat, ku është skuadra që ka më shumë probabilitet për të rënë nga Superliga turke.
Nga ana tjetër, në Kupë ka shkuar sërish në finale ku do të tentojë të fitojë për të dytin vit radhazi trofeun dhe nëse e bën do të merrte pjesë sërish në fazën e grupeve të Europa League.
Akhisarspor 1-0 Ümraniyespor
36′ Sokol Çikalleshi pic.twitter.com/XtVV5mGjuF
— Fotomaç TV (@Fotomac_TV) April 24, 2019