Goli i Sokol Cikalleshit nuk e ka ndihmuar Osmanlisporin në transfertën e vështirë me Sivasspor, teksa është mundur me rezultatin e përgjithshëm 3-2.
Trajneri Buz i besoi një fanellë titullari sulmuesit shtatlartë të kombëtares shqiptare, që një javë më parë u bë protagonist me golat e tij në barazimin 3-3 me Goztepe. Takimi që i paraprinte javën e 22-të të Superligës turke nisi më mirë për vendasit, që me brazilianin Robinho shënuan të parët në minutën e 22-të.
Reagimi i Osmanlispor erdhi në pjesën e dytë, kur pas një kombinacioni me belgun Lumenza-Lembi, Cikalleshi arriti të çonte topin në rrjetë. Në të 71-tën Cagiran me 11-metërsh kaloi në avantazh miqtë e Osmanlispor. Por ndeshja mori një rrjedhë dramatike në 10 minutat e fundit, kur fillimisht Robinho barazoi rezultatin dhe më pas Gohi përmbysi përfundimisht ndeshjen në 3-2.
Pas kësaj humbjeje, Osmanlispor rrezikon edhe më shumë qëndrimin në Superligën turke, kur ndodhet në vendin e parafundit me 19 pikë.