Aktualitet Kapen me 17.5 kilogram heroinë, kush janë shqiptarët e arrestuar

Kapen me 17.5 kilogram heroinë, kush janë shqiptarët e arrestuar

Dy shqiptarë, Armando Xifaj dhe Ermir Daci, të dy të moshës 47 vjeç, u arrestuan në një fshat në provincën e Komos nga agjentët e skuadrës së Catania dhe efektivët e policisë në Vareses, pasi u kapen me 17.5 kg heroinë dhe e 8 kg substancë përzierëse.

Vlera e sasisë së lëndës narkotike të sekuestruar arrin në mbi 300 mijë euro në tregun e shumicës.

Shqiptarët u kapën në shtëpinë e tyre në Como, ndërsa sasia e lëndës narkotike u gjet pas kontrollit në shtëpinë e tyre në katin e dytë të një ndërtese.

Agjentët kanë konfiskuar edhe dy peshore të tyre të saktësisë, materialet e paketimit dhe rreth 50,000 euro kartëmonedhat e prerjeve të ndryshme, të fundit në një karrocë në kuzhinë.

Heroina ishte e ndarë në 33 pako futur në një qese plastike e kanavace, një qese udhëtimi dhe një çantë kompjuterash në dhomën e gjumit.

Të arrestuarit akuzohen për trafik droge. Agjentët e Policisë së Catanias u dërguan në Varese si pjesë e hetimeve për të identifikuar një grup të furnizimit të drogës që operonte në Lombardi dhe për të arrestuar një prej shqiptarëve që besohej se ishte aktiv në trafikun e drogës.