Nga Aurenc Bebja*, Francë
“Revue commerciale du Levant” ka botuar, me 31 gusht 1908, në faqen n°275, një shkrim në lidhje me tregun e lodrave në Shkodër, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Letër nga Shkodra e Shqipërisë
Shkodër (Shqipëri), 31 gusht 1908
Lodrat
Importimi i lodrave në Shkodër sapo ka filluar: ka vetëm pesë apo gjashtë vjet. Aktualisht janë vetëm tre tregtarë që merren me shitjen e kukullave, kuajve prej druri, kuajve mekanikë e lëkundës, deleve me lesh etj., etj. Ata janë zotërinjtë Nicolas dhe vëllezërit Cacariggi, Chulli dhe Dodmassei.
Shifra totale për operacionet e tyre vjetore është vetëm rreth 5000 piastra. Prandaj, nuk ka nevojë të ndalemi më tej në tregtinë që krijon ky artikull dhe e shoh të panevojshme të flas më shumë.
Megjithatë, mbase nuk është e tepërt t’u kujtojmë, në mbyllje, prodhuesve francezë se lodra që mund t’i interesojë më shumë fëmijëve shqiptare është pushka prej druri ose kallaji. I vetmi objekt argëtimi në fëmijërinë e tij, arma bëhet më vonë shoqëruesi i tij më i mirë. Kjo është ajo që i pëlqen atij, kështu që kjo është ajo që i nevojitet.
A. Mida,
Drogman i Konsullatës së Francës
*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania