Bota Kina kërcënon Lituaninë: Do të përfundojë në koshin e plehrave të historisë

Kina kërcënon Lituaninë: Do të përfundojë në koshin e plehrave të historisë

Kina kërcënon Lituaninë se do ta çojë në koshin e plehrave të historisë. Ky kërcënim vjen pasi shteti i vogël europian sfidoi Pekinin duke lejuar Tajvanin të hapte një zyrë përfaqësuese në kryeqytetin Vilnius. Lituania, me një popullsi prej 3 milionë banorësh, u shkëput nga fqinjët evropianë duke njohur zyrtarisht Tajvanin, ishulli që vetëqeveriset, por që Kina pretendon se i përket.

Tajvanit iu dha drita jeshile për të hapur zyrën në gusht, çka shkaktoi zemërim në Pekin, i cili tërhoqi ambasadorin e tij në Lituani si përgjigje. Ai gjithashtu uli marrëdhëniet diplomatike me Lituaninë. Vitet e fundit, zërat për një pushtim të mundshëm të Tajvanit nga kina i kanë përshkallëzuar mosmarrëveshjet e saj ekonomike dhe diplomatike mes dy vendeve.

Global Times, citon një gazetë shtetërore kineze, sipas të cilës zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian u tha gazetarëve këtë javë se “Lituania qëndron në anën e kundërt të parimeve universale, të cilat nuk do të përfundojnë kurrë mirë”.

Zhao paralajmëroi gjithashtu se “ata që këmbëngulin të veprojnë në bashkëpunim me forcat separatiste të Tajvanit do të përfundojnë në koshin e plehrave të historisë”.