Viti i Buallit është mirëpritur sot në festimet e Vitit të Ri Kinez. Ngjarja vjetore feston fundin e një viti hënor dhe fillimin e një tjetri. Supersticioni dikton që 12 muajt e ardhshëm do të jenë të pafat për ata që kanë lindur në një Vit të mëparshëm të Buallit. Besohet se vitin që shenja juaj ndodhet në një vit të pafat, ka të ngjarë të hasni sëmundje, probleme parash ose në marrëdhënie, kështu që duhet të merrni masa për t’i shmangur.
Gjeni më poshtë se cila është shenja juaj e zodiakut kinez dhe çfarë përfaqëson secila nga 12 kafshët.
Viti i Buallit
2021, 2009, 1997, 1985, 1973, 1961, 1949, 1937, 1925, 1913
Kushdo që ka lindur në Vitin e Buallit, duke përfshirë 2021, konsiderohet të jetë besnik, i besueshëm, i fortë dhe i vendosur. Mund të keni një tendencë të jeni pak kokëfortë, dhe gjithashtu pak i ftohtë si person.
Lulja juaj me fat është tulipani, ndërsa ngjyrat tuaja me fat janë e kuqja, bluja dhe vjollca.
Viti i Tigrit
2010, 1998, 1986, 1974, 1962, 1950, 1938, 1926, 1914
Besnik, i guximshëm dhe tolerant janë cilësi të lidhura me ata që kanë lindur në Vitin e Tigrit. Jeni gjithashtu inteligjent dhe të besueshëm, por mund të jeni arrogant dhe me temperament të paduruar.
Grija, e bardha, bluja, vjollca dhe portokallia janë ngjyrat me fat, ndërsa lulja juaj me fat është cineraria.
Viti i Lepurit
2011, 1999, 1987, 1975, 1963, 1951, 1939, 1927, 1915
Nëse keni lindur në Vitin e Lepurit, ka shumë të ngjarë të jeni të butë, të dhembshur dhe modest.
Ngjyrat tuaja me fat janë e zeza, bluja, roza, vjollca dhe e kuqja. Lulja juaj me fat është ‘gojujku’.
Viti i Dragoit
2012, 2000, 1988, 1976, 1964, 1952, 1940, 1928, 1916
Personi i lindur në Vitin e Dragoit është vendimtar, ambicioz dhe shumë frymëzues. Por përveçse jeni shumë romantik, gjithashtu mund të jeni edhe pak jorealist ndonjëherë.
Ngjyrat tuaja me fat janë ari, argjendi dhe e verdha, ndërsa lulja me fat larkspuri.
Viti i Gjarprit
2013, 2001, 1989, 1977, 1965, 1953, 1941, 1929, 1917
Jeni gallatë, inteligjent dhe i pasionuar. Ndërsa do të jeni gjithashtu të vendosur, dobësia juaj kryesore do të jetë dyshimi, gjë që mund t’ju shtyjë drejt xhelozisë dhe paranojës.
Keni dy lule me fat – orkidenë dhe kaktusin – dhe keni tre ngjyra me fat, e kuqja, e verdha të zbehtë dhe e zeza.
Viti i Kalit
2014, 2002, 1990, 1978, 1966, 1954, 1942, 1930, 1918
Njerëzit e lindur në Vitin e Kalit kanë një qëndrim pozitiv dhe janë me zemër të ngrohtë, dhe shumë rrallë heqin dorë nga diçka. Kjo këmbëngulje paguhet në fund, por nuk jeni domosdoshmërish i shkëlqyeshëm me paratë.
Katër ngjyrat tuaja me fat janë bluja, ari, e kuqja dhe e verdha, dhe lulja juaj me fat është luledielli.
Viti i Deles
2015, 2003, 1991, 1979, 1967, 1955, 1943, 1931, 1919
Ngjyrat me fat të atyre që kanë lindur në Vitin e Deleve janë jeshile, e kuqja dhe vjollca, ndërsa karafila është lulja juaj me fat.
Jeni të sjellshëm, të ndjeshëm, zemërmirë, të butë dhe të mençur, si dhe ofroni këshilla të shkëlqyera. Dobësia juaj është një hezitim i rastit, i cili buron nga të qenit i ndrojtur ose pesimist. Nga ana tjetër, mund të jeni edhe pak mendjemadh.
Viti i Majmunit
2016, 2004, 1992, 1980, 1968, 1956, 1944, 1932, 1920
Lajmi i keq për ata që kanë lindur në Vitin e Majmunit është se thuhet se jeni pak egoist dhe arrogant herë pas here. Nga ana pozitive, jeni inovativ, entuziast dhe social.
E bardha, ari dhe bluja janë ngjyrat me fat dhe krizantema është lulja me fat.
Viti i Gjelit
2017, 2005, 1993, 1981, 1969, 1957, 1945, 1933, 1921
Jeni të pavarur dhe keni vetërespekt të fortë. Sidoqoftë, mund të jeni i paduruar dhe mendje ngushtë, me një tendencë të jeni tepër kritik.
Lulja juaj me fat është gladiola, dhe ngjyrat me fat janë ari, e verdha dhe kafja.
Viti i Qenit
2018, 2006, 1994, 1982, 1970, 1958, 1946, 1934, 1922
Të lindurit në Vitin e Qenit janë trima, shumë besnikë dhe inteligjentë. Njerëzit mund të mbështeten te dikush i lindur gjatë Vitit të Qenit, por ata mund të jenë paksa të ndjeshëm dhe kokëfortë.
Ngjyrat me fat janë jeshilja, e kuqja dhe vjollca, trëndafili është lulja me fat.
Viti i Derrit
2019, 2007, 1995, 1983, 1971, 1959, 1947, 1935, 1923
Njerëzit e lindur në Vitin e Derrit thuhet se janë të këndshëm, të ndershëm dhe të butë. Jeni shumë besnikë, por ndonjëherë edhe pak naivë.
Zambaku është lulja me fat, ndërsa ngjyra është e verdha.
Viti i Miut
2020, 2008, 1996, 1984, 1972, 1960, 1948, 1936, 1924, 1912
Nëse keni lindur në Vitin e Miut jeni dikush që shkoni mirë me të tjerët dhe i popullarizuar në situata shoqërore. Jeni gjithashtu instiktiv dhe inteligjent. Por mund të jeni kokëfortë dhe ndonjëherë sfiliteni për të marrë vendime.
Ngjyrat tuaja me fat janë ari, bluja dhe jeshilja, lulja është zambaku.