Nënë Tereza është figura më e shquar shqiptare që është shikuar më shumë në Wikipedia në version anglisht. Profili i Nënë Terezës në Wikipedia në versionin anglisht ka plot 31,166,320 shikime.
Shenjtorja Nënë Tereza mbetet simboli shqiptar dhe botëror i humanizmit. Me veprat e saj të panumërta të bamirësisë dhe shembullit të jashtëzakonshëm të dashurisë dhe përkujdesjes arriti të pushtojë botën dhe të fitojë Çmimin Nobel për Paqen.
Nënë Tereza ndiqet heroi kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, një figurë që personifikon një epokë të tërë të historisë kombëtare të shqiptarëve, me 3.256.255 shikime.
Në vendin e tretë të podiumit është Muhamed Ali Pasha, sundimtari shqiptar i Egjiptit midis viteve 1805 dhe 1848.
Në vend të katërt vjen figura e Enver Hoxhës me 2.914.194 shikime.
I pesti renditet dijetari islamik Al Albani që pjesa më e madhe e shqiptarëve jobesimtarë rrallë e kanë dëgjuar.
Lista vijon me të tjerë emra me peshë në historinë e Shqipërisë si, Mbreti Zog, Adem Jashari, Ali Pasha, Naim Frashëri, Ibrahim Rugova, Ramiz Alia, Bekim Fehmiu, Ismail Qemali, Fan Noli.
Listën e dhjetë figurave të shquara shqiptare më të klikuara në Wikipedia e mbyll Gjergj Fishta, shkrimtar, politikan e rilindës me 313.375 shikime.
Shikimet e faqeve për versionin anglisht të Wikipedia janë për periudhën 2015-2018.