Bota Cilat janë shtetet më të shtrenjta për të jetuar, Zvicra në krye

Cilat janë shtetet më të shtrenjta për të jetuar, Zvicra në krye

Analiza e revistës së biznes “Ceoworld” ka kategorizuar 132 vende në botë të cilat janë më të shtrenjtat për të jetuar, si dhe ato ku janë kushtet më të pranueshme për jetë. Zvicra dhe Norvegjia janë padyshim liderë kur bëhet fjalë për çmimet e larta të produkteve dhe të shërbimeve, ndërsa Shqipëria renditet e 95-ta për koston e jetesës, sipas sondazhit.

Hulumtimi bën matjen e harxhimeve për ushqim, veshje dhe mbathje, tatime dhe shërbime komunale, internet, transport dhe restorante. Konkluzioni është që Zvicra është në vend të parë, Norvegjia në vend të dytë, kurse pastaj vijojnë Islanda, Japonia, Danimarka, Bahamet, Luksemburgu, Izraeli, Singapori dhe Koreja Jugore.

Kur bëhet fjalë për fqinjët, Kroacia është e 53-ta, Mali i Zi i 90-ti, ndërsa Bosnja dhe Serbia janë në vendet 96 dhe 98. Kroacia jo vetëm që është më e shtrenjtë nga këto tre vende, por jetesa në të është më e shtrenjtë edhe nga Sllovakia dhe Hungaria. Vetëm Sllovenia është në përparësi dhe gjendet në vendin e 47-të. Maqedonia është në vendin e 113 në listën.

Nga ana tjetër, të tre superfuqitë, SHBA-të, Kina dhe Rusia janë të renditur në pozitat 20, 80 dhe 82. Gjermania është në vendin e 29-të sipas lartësisë së çmimeve, Irlanda në vendin e 13-të, kurse Austria është e 21-ta. Duke pasur parasysh standardin, jeta është shumë më e lirë në vendet sikur Pakistani, India, Afganistani, Siria dhe Tunizia.

Gjermania është e renditur në vendin e 29-të sipas shpenzimeve për jetesë, derisa Irlanda është në vendin e 13-të, e Austria në vendin e 21-të.

Në vendin më të shtrenjtë Zvicër, jeta është për 22 përqind më e shtrenjtë se sa në Nju Jork, ku shpenzimet për akomodim janë dyfish më të ulëta.